E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan/Policia procedon penalisht disa shtetas për ngjarje të ndryshme

Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë evidentuar dhe proceduar disa raste me karakter penal gjatë 24 orëve të fundit.

  • Aksident me pasojë dëmtim – U arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 34 vjeç, pasi më datë 08.08.2025, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti që drejtonte përplasi biçiklistin K. Sh., 78 vjeç. Si pasojë, ky i fundit u dëmtua dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

  • Aksident rrugor – U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit B. B., 43 vjeç, i cili, në autostradën “Tiranë–Elbasan”, në fshatin Shijon, u përplas me një automjet që drejtohej nga O. P., 35 vjeç. Shtetasi B. B. pësoi dëmtime dhe është jashtë rrezikut për jetën.

  • Prishje e qetësisë publike – U procedua penalisht shtetasi E. M., 36 vjeç, pasi në një zonë të banuar në Cërrik, ka xhiruar gomat e automjetit, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

  • Lëndë narkotike – Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. T., 49 vjeç iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Ndaj tij u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal.

  • Konflikte dhe dhunë – Në Elbasan:

    • Shtetasja A. A., 25 vjeçe, u procedua pasi është konfliktuar fizikisht me një tjetër 25-vjeçare;

    • Shtetasi A. K., 48 vjeç, u procedua për dhunë psikologjike ndaj motrës së tij, si edhe për dëmtimin e xhamit të automjetit të saj.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›