E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan,digjet në banesë i sëmuri mendor

Një person mbeti i vdekur nga zjarri që përfshiu objektin në të cilin ai banonte në fshatin Topojan të komunës së Mollasit, Elbasan.
Viktima është 37-vjeçari Dashamir Hida, lindur në Kukuçovë të Gramshit, i cili jetonte i vetëm në një godinë të rrënuar që ishte në pronësi të kunatit të tij. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit bëjnë të ditur se viktima ishte me probleme mendore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë ndonjë cigare e rënë në veshjet e viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›