Elbasani, Gvozdenoviç: Me fat? Në 5 minutat e fundit…

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic ka komentuar për “Super Gol” barazimin 1-1 të arritur përballë Vllaznisë në javën e dytë të “Abissnet Superiore”
“Ishim me fat? Ndoshta, nëse shohim 5 minutat e fundit, por nëse bëjmë analizë nga fillimi, s’jam dakord. Është shumë e vështirë të them ku e vendos Elbasanin, por kam besim që do të qëndrojmë lart”.
“Nëse do të bënim një analizë nga fillimi deri në fund, ne ishim skuadra më e mirë, por problemi ishte që nuk shënuam nga rastet e pastra. Kur e them këtë ishte Hebaj e Nikaj në pjesën e parë, Lulaj e Diallo në të dytën, nuk është pak ndaj një ekipi me cilësinë e Vllaznisë”.
“Ndoshta mund të fitonim pasi kishim më shumë raste se Vllaznia, por në 5 minutat e fundit ishim naivë. Edhe në pjesën e parë dhe në të dytën ishim mirë me qarkullim topi. Sot ishim përgatitur për të fituar, por edhe një pikë në ndeshje të tillë është mirë”.