Elbasani fillon stërvitjen në Gevgelija të Maqedonisë
Gevgelija - Skuadra e Elbasanit është akomoduar në hotelin “Jasen” të qytetit Gevgelija në Maqedoni. Udhëtimi i verdhebluve ka zgjatur rreth 8 orë, dhe ka sjellë një lodhje tek futbollistët. Me ekipin në hotel është bashkuar edhe Nikola Karçevi, i cili do të hedhë firmën e tij me verdheblutë vetëm ditën e shtunë. Sot me Elbasanin pritet të bashkohet edhe Toni Maglevski, i cili vjen nga skuadra e Vardarit.
Me skuadrën e Elbasanit nuk ka udhëtuar futbollisti i njohur, Ardit Beqiri. Beqiri ka kërkuar garancinë nga kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, për të vazhduar karrierën e ij me këtë klub. Sipas burimeve pranë lojtarit, ai dëshiron të vazhdojë me Elbasanin, por ana financiare është ajo që nuk e siguron kryeqytetasin.