E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonohen bagazhet e skuadrave shqiptare

Kemer - Futbollistët e skuadrave shqiptare që kanë udhëtuar në Kemer për të kryer fazën përgatitore duket se po kalojnë një peripeci të vërtetë. Bagazhet e futbollistëve kanë munguar në momentin që ata janë ulur në aeroportin e Kemerit. Për këtë shkak ata nuk kanë arritur dot të kryejnë seancën e parë të planifikuar për dje. Bagazhet e skuadrave shqiptare pritet të mbërrijnë sot në Antalja.

Peripecia e skuadrave filloi që dje, pasi avioni çarter të cilin kishin porositur u nis me disa orë vonesë nga aeroporti “Nënë Tereza”. Skuadrat që kanë udhëtuar dje në drejtim të Antaljas janë ato të Dinamos, Besës dhe Apolonisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›