Elbasani fiton në Durrës me Teutën vendase
Durrës - Skuadra e Elbasanit arriti të marrë një fitore të rëndësishme 2-1 për javën e 18-të përballë Teutës brenda në Durrës. Për Elbasanin shënoi Fagu në minutën e 30-të të pjesës së parë. Në fillimin e pjesës së dytë është përsëri Elbasani që shënon, këtë herë me lojtarin e marrë në këtë merkato, Elandro Pemën. Teuta arriti të ngushtojë rezultatin me Hysën.
Me këtë fitore Elbasani arrin në kuotën e 23 pikëve duke mbajtur vendin e shtatë. Teuta mbetet në kuotën e 24 pikëve, një vend më lart se Elbasani. Në ndeshjen e ardhshme durrsakët do të ndeshen me Flamurtarin në transfertë, ndërsa Elbasani do të luajë në transfertën e Lushnjës.