Vllaznia mposhtet në Peqin nga Shkumbini vendas
Peqin - Skuadra e Vllaznisë është mposhtur në fushën e Peqinit nga Shkumbini vendas me rezultatin 1-0. Golin për vendasit e Shkumbinit e shënoi serbo-boshnjaku Ahmet Mujgradiç. Mujgradiç firmosi para pak ditësh me skuadrën e Shkumbinit, duke u bërë futbollisti i tretë i huaj tek kjo skuadër pas Jaksimoviçit dhe Deliovskit.
Shkumbini me këtë fitore ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Vllaznia qëndron në vendin e parë me 34 pikë.
Shkumbini me këtë fitore ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Vllaznia qëndron në vendin e parë me 34 pikë.