Elbasani ndalet në Vorë, Lushnja “fundos” Besën

Janë luajtur sot dy ndeshje të Kategorisë së Parë, të cilat kanë mbyllur javën e 13-të. Lushnja ka arritur të mposhtë Besën me rezultatin 2-1. Lushnjarët e nisën me gol takimin duke shënuar që në minutën e 4-ët me Zisin, por skuadra kavajase u përgjigj në fundin e takimit, pikërisht në minutën e 87-të me anë të Perjas. Gjithsesi, vendasit arritën të gjejnë fitoren në shtesë me golin e shënuar nga Preknicaj.
Sfida mes dy skuadrave pretendente, Vorës dhe Elbasanit është mbyllur në barazim 1-1. Në një ambjent të boshatisur, për shkak se stadium i Vorës është ndëshkuar nga Disiplina, vendasit ishin të parët që arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, në minutën e 23-të me anë të Qardakut. Elbasanasit arritën të barazojnë dy minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Grecës.
Rezultatet:
Renditja: