E Martë, 3 Nëntor 2026

In memoriam, Terri Venëbëlls

Futbolli anglez dhe ai evropian është në zi pas ndarjes nga jeta në moshën 80-vjeçare të njërit prej personazheve të spikatur të futbollit në Britaninë e madhe, Terri Venëbëlls. Ish-futbollisti dhe trajneri legjendar i përfaqësueses së “Tre Luanëve”, i cili i udhëhoqi ata deri në gjysmëfinalen e “Euro ’96”-ës, e humbi betejën me një sëmundje të rëndë që luftonte prej kohësh. Si futbollist ai ka qenë pjesë e Çelsit, Totenhemit dhe QPR-së, ndërsa si trajner, përveç përfaqësueses së Anglisë, Venëbëllsi ka drejtuar edhe Kristal Palasin, Barcelonën, Totenhemin, përfaqësuesen e Australisë dhe e mbylli me Lidsin në vitin 2002.

Ish-trajneri i Anglisë është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje prej të cilës vuante prej një kohe të gjatë. Terri Venëbëlls e drejtoi Anglinë nga viti 1994 deri në vitin 1996. Arritja më e madhe e tij ishte arritja deri në gjysmëfinale të Evropianit 1996, që u mbajt në Angli. Ai ka drejtuar gjithashtu edhe Barcelonën, Totenhemin dhe Australinë. “Jemi të mërzitur nga humbja e një burri dhe babai të jashtëzakonshëm që është ndarë nga ne të shtunën pas një sëmundjeje të gjatë.

Ne kërkojmë privatësi në këtë kohë për shkak të humbjes së këtij njeriu të dashur që patëm fatin ta kemi”, ka shkruar ndër të tjera familja në një deklaratë. Terri Venëbëllsi ka luajtur më shumë se 500 ndeshje si lojtar, teksa karrierën profesioniste e shtriu nga viti 1960 deri në vitin 1975, ndërsa luajti për skuadrat londineze,Çelsin, QPR-në dhe Totenhemin. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›