Elbasani paraqitet bindshëm në ndeshjet miqësore
Elbasani në ndeshjen miqësore të luajtur dje përballë maqedonasve të Horizont Turnovos ka bërë një paraqitje të shkylqyer. Pas shumë kohësh futbollistët kanë arritur të kënaqin trajnerin Mirel josa. Në takimin e djeshëm Elbasani fitoi 2-0 me golat e Xhafajt dhe Ahmatajt. Kapiteni Ahmataj dje ka patur një motiv më shumë pasi është bërë për herë të parë baba.
Elbasani do të kthehet ditën e nesërme nga Maqedonia pas dhjetë ditësh përgatitjeje në këtë vend. Gjatë kësaj kohe skuadra elbasanase ka zhvilluar dy ndeshje miqësore duke arritur t’i fitojë të dyja. Ndeshjen e parë në kampionat për vitin 2009 Elbasani do ta luajë me skuadrën e Teutës në transfertë.