Skuadrat europiane sytë tek rezervat e Interit
Milano - Skuadrat e nivelit të dytë në Europë janë të interesuara për të marrë shërbimet e disa lojtarëve të Interit që nuk po gjejnë dot hapësirë tek kjo skuadër. Totenhemi është i interesuar për të marrë shërbimet e Materacit dhe Burdisos. Portsmuthi është në bisedime me Vieranë, publikon Gazzetta dello Sport. Betis Sevilja është në kërkim të Obinas dhe Hernan Krespos.
Sytë janë të hedhur edhe tek Jimenez, i cili po vështrohet nga disa ekipe në Itali dhe Amgli. Skuadra gjermane e Shtutgartit është e interesuar për të marrë shërbimet e Dakurtit. Për disa prej lojtarëve mund të jepet edhe miratimi i trajnerit Murinjo për t’u larguar nga skuadra kampione e Italise.