Elbasani prish festën e Egnatias

Në ditën e inaugurimit të stadiumit “Arena Egnatia”, Elbasani ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme, 2-1 përballë Egnatias, duke prishur kështu festën e rrogozhinasve dhe duke ëndërruar për një vend në “Final 4”.
Në këtë sfidë të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”, gjithçka u zhbllokua në fundin e pjesës së parë me dy gola të shpejtë, Joel 43’ dhe Tsague 45’.
Në pjesën e dytë përpjekjet e rrogozhinasve janë më të shumta, gjejnë golin në minutën e 58-të me Bakayoko, por që anulohet për një pozicion jashtë loje.
Në fundin e takimit është akorduar një 11-metërsh për Egnatian, i kthyer në gol nga Fernando për rezultatin përfundimtarë të kësaj sfide, 1-2.
Me këtë fitore Elbasani ngjitet në kuotën e 46 pikëve, duke “kërcënuar” Partizanin e vendit të katërt. Ndërkohë, Egnatia mbetet në kuotën e 58 pikëve, në vend të parë.