E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani projekton merkaton dhe largimetKryetari i bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini: Kush nuk e meriton do te largohet


Stafi drejtues i Elbasanit pergatitet, qe pas gjobave te prese edhe kokat e para gjate merkatos dimerore. Lajmi eshte dhene nga kryetari i bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili eshte shprehur me tone kritike ndaj ecurise se verdhebluve.

Sipas tij, ata lojtare qe nuk i kane sherbyer skuadres do te largohen. “Se bashku edhe me presidentin Arben Laze e aksionerin tjeter Cerraga, ne jemi perpjekur ne maksimum qe t’u plotesojme futbollisteve te gjitha kushtet, mirepo keta te fundit na e kane shperblyer ne menyren me te keqe. Ne janar do te hyjme fuqishem ne merkato”,  -tha Sejdini, duke theksuar se per klubin e Elbasanit, bashkia ka dhene 240 milione leke te vjetra per vitin 2008.

Ne Kupen e Shqiperise, Elbasani do te perballet ne Lezhe me Beselidhjen. Renato Hyshmeri: “Kupa eshte objektiv shume i rendesishem. Duhet ta mbyllim kualifikimin qe ne ndeshjen e pare”.

E Marte, 02 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›