E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani, trajneri Gvozdenoviç: E kishim në dorë, por… Tirana ishte më mirë në pjesën e dytë

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç ka komentuar për “Supe Gol” barazimin 2-2 të arritur përballë Tiranës, duke pranuar faktin se kundërshtari ishte më mirë në pjesën e dytë.

“Jam i mërzitur, e kishim në dorë ndeshjen, dy gola në pjesën e parë. Por ishim dhe me fat, sepse Tirana ishte më mirë në pjesën e dytë. Nuk jam i kënaqur me një pikë, por nuk është dhe keq. Megjithatë, ashtu si shkoi ndeshja nga fillimi, jam pak i mërzit”.

“Të konsumuar nga ndeshja me Egnatian? Ndaj Egnatias ishte ndeshje me shumë ritëm. Ndërsa sot fusha ishte e keqe, ishte më e vështirë për lojë dhe ndoshta ishim pak të lodhur. Në pjesën e parë kishim më shumë agresiuv, kemi fituar shumë duele. Në pjesën e dytë u ul ritmi. Tirana fitoi besim. Kjo ishte keq për ne që nuk u menaxhua”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›