Elbasani, trajneri Gvozdenoviç: Kishim nevojë për këtë fitore

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç ka komentuar për “Super Gol” fitoren 2-1 të arritur përballë Egnatias në “Elbasan Arena”.
“Javën e kaluar ishte pyetja nëse mund t’i gjejmë ilaçin këtij Elbasani, sot mund të them se e kemi gjetur ilaçin, por dhe një besim të madh. Para ndeshjes të gjithë së bashku, stafi, drejtuesit dhe lojtarët kishim një besim të madh, sepse kishim nevojë për një fitore”.
“Për ne ishte një javë shumë e vështirë, sepse pas ndeshjes me Dinamon ishim të mërzitur, ishte javë shumë e vështirë. Patjetër që djemtë u paraqitën shumë mirë. E kam thënë edhe më përpara se duhet të flasim në fushë, lojtarët sot folën më mirë në fushë”.
“U paraqitëm në ekuilibër si në fazën mbrojtëse ashtu dhe në atë sulmuese. Ishm shumë cinik në fazën sulmuese, ndoshta mund të kishim shënuar dhe një gol tjetër, por duhet të themi se ndoshta ishim dhe pak me fat se dhe Egnatia rrezikoi”.
“Kam shumë respekt për Egnatian, ka një ekip shumë të mirë. Kur nisi ndërrimet ishte shumë e vështirë të kuptohej, sepse ka lojtarë në pankinë në të njëjtin nivel me ata në fushë. Pra është një fitore e madhe për ne. Tani jemi pak më të qetë, por përsëri kemi një javë të fortë përpara”.