E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër/Zjarr pranë stallave në fshtatin Valare, ndërhyrja e zjarrfikësve parandalon përhapjen

Një vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme pranë stallave të lopëve në fshatin Valare, të Gjirokastrës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH Gjirokastër u nis menjëherë drejt vendngjarjes me automjetin zjarrfikës dhe grupin e ndërhyrjes.

Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit konstatuan se në anë të rrugës, pranë stallave, po digjeshin barishte dhe shkurre.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u izolua dhe u shua në kohë, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt stallave dhe zonave përreth. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja nuk ka shkaktuar dëme të tjera materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›