Elbasani vazhdon përgatitjet në Maqedoni
Skuadra e Elbasanit po vazhdon me sukses përgatitjet në shtetin e Maqedonisë. Djemtë e drejtuar nga Mirel Josa kanë kryer dy seance stërvitore diten e djeshme, duke patur një ngarkesë të lartë fizike. Futbollistët e Elbsanit gëzojnë një formë të mirë, pa patur asnjë dëmtim.
Me skuadrën e Elbasanit është bashkuar edhe maqedonasi Toni Maglevski. Futbollisti ka zgjidhur të gjitha problemet e tij financiare me skuadrën e Vardarit të Shkupit, dhe në pjesën e dytë të këtij sezoni do të jetë në radhët e elbasanasve. Në grupin e skuadrës ka disa mungesa, ku në sy bie ajo e kapitenit Ahmataj, Beqirit, zv-trajnerit File dhe trajnerit të portierëve Gogunja.
Ditën e sotme ekipi i Elbasanit do të zhvillojë edhe takimin e dytë miqësor me një skuadër maqedonase.