Masa të rrepta sigurie për ceremoninë “Obama”
Uashington - Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W.Bush, ia lë të martën postin dhe Shtëpinë e Bardhë presidentit të zgjedhur, Barack Obama, të parit afro-amerikan që vjen në krye të Amerikës.
Masat e sigurisë për këtë ngjarje historike do të jenë të mëdha. Shumë rrugë dhe ura të kryeqyteti janë mbyllur. Po ashtu janë vendosur shumë pika kontrolli, dhe këtu kanë ardhur për të ndihmuar shumë trupa policore dhe pjesëtarë të personelit për emergjencës nga qytetet e tjera të vendit.
Ushtria ka vënë në dispozicion më shumë se 30 mijë trupa për të ndihmuar në vendosjen e sigurisë.
Presidenti i zgjedhur Barack Obama, nderoi kujtimin e udhëheqësit të të drejtave civile, duke marrë pjesë në një aktivitet në shërbim të komunitetit.
Obama tha në fjalën e tij me këtë rast se kjo ditë nuk është vetëm një moment për të reflektuar mbi shërbimin e Luther King-ut për shoqërinë, por një ditë për veprim. Ai u bëri thirrje të pranishëmve që ta kthejnë shërbimin e tyre në një angazhim të përhershëm për të pasuruar jetën e
komunitetit.
Presidenti i zgjedhur, Barack Obama, i cili bën betimin si presidenti i pare afrikano-amerikan sot, vuri në dukje se shumë njerëz do të mblidhen për të ndjekur ceremoninë e tij historike të inaugurimit, pikërisht në atë park ku në vitin 1963 njerëzit ishin mbledhur për të dëgjuar të përndershmin Martin Luther King që fliste për barazi racore.
Obama tha se është me rëndësi që të kujtohet mësimi i Luther King-ut se “ëndrrat tona të veçanta, përbëjnë në fakt një ëndërr të vetme”.
Më herët Barack Obama kishte vënë kurorë në varrezat ushtarake dhe pastaj mori pjesë në koncertin para qendrës memoriale të Linkolnit.
"Me gjithë detyrat e mëdha që na presin, jam këtu me shumë shpresë, si gjithnjë, se SHBA-të do të qëndrojnë dhe fitojnë, se ëndrra e themeluesve tanë do të jetojë në kohën tonë", tha Obama.
Presidenti i ardhshëm amerikan ishte i matur në fjalimin e tij duke thënë se për përballimin e të gjitha vështirësive do të duhen vite.
Presidenti i parë amerikan me prejardhje afro-amerikane, Barack Obama, zyrtarisht merr postin e presidentit të martën, më 20 janar rreth orës 18:00.