Elbasan,vdes nga aksidenti 59-vjeçari

Një 59 vjeçar nga Elbasani hu7mbi jetën orët e vona të mbrëmjes së shkuar në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji. Vasil Pëllumbi, 59 vjeç, u aksidentua për vdekje nga një mjet tip Benz, me targë EL 8746 B, që drejtohej nga shtetasi Tomorr Muça. Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia. Pas ndodhjes së aksidentit, drejtuesi i mjeti e ka transportuar për në spital viktimën, por sapo ka mbërritur në dyert e urgjencës ai ka dhënë shpirt. Muça do të qëndrojë i izoluar në dhomat e paraburgimit të policisë së Elbasanit deri në përfundimin e hetimeve lidhur me shkaqet e këtij aksidenti.