E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli:Qeveria jo transparente

Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste Mimi Kodheli deklaroi sot se bashkia e Tiranës, ka bërë transparente çdo vit buxhetin e saj, gjë që sipas Kodhelit këtë nuk ka bërë asnjë qeveria e kryesuar nga Sali Berisha. "Asnjë transparencë për buxhetin e shtetit nuk bëhet nga qeveria, 7 transparenca, një për çdo vit, janë realizuar për buxhetin e Tiranës, asnjë dëgjesë publike me qytetarët për buxhetin e shtetit, 33 dëgjesa publike për buxhetin e Tiranës, asnjë informacion mbi projektet e miratuara nga Qeveria, informacion një herë në çdo 6 muaj për qytetarët e Tiranës"-theksoi Kodheli në një deklaratë. Duke u bazuar mbi të dhënat e raportit të OBI-së, ajo theksoi se hartimi i buxhetit të qeverisë së Shqipërisë sipas ekspertëve të OBI bëhet jashtë çdo standardi ballkanik e jo më evropian, duke shtuar se Shqipëria nuk përfshihet jo vetëm në vendet e Evropës Perëndimore, po as në vendet ballkanike për transparencën në hartimin e buxhetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›