Eleftherotipia Greqia kerkon pjesemarrje masive te minoritetit ne regjistrim

Shteti grek kerkon nga minoriteti grek ne Shqiperi qe te kete pjesemarrje masive ne regjistrimin e popullsise me qellim qe te regjistrohet situata e vertete. Ikja e Ikonomut cilesohet si humbje anesore e betejes me te gjere
Nga afer dhe me shume kujdes po ndjek Ministria e Jashtme zhvillimin e krizes politike ne Shqiperi pasi kima e ndere vendos ne pikepyetje si zhvillimin e zgjedhjeve lokale te 8 majit ashtu edhe regjistrimin e popullsise ceshtje per te cilat ka interes te drejtperdrejte minoriteti grek.
Atmosferen politike te elektrizuar tentojne ta shfrytezojne cikle ekstreme nacionaliste me presione dhe kercenime ne menyre qe te mos kete nje regjistrim te qarte te minoriteteve dhe sidomos te minoritetit etnik grek ne jug te vendit. Kjo situate kishte edhe humbje anesore pasi sipas burimeve te sigurta u terhoq konsulli grek ne Korce pas protestave te forta dhe nje note te qeverise shqiptare.
Zyrtarisht Theodhoros Ikonomu gjendet ne Athine por ne fakt eshte vendosur ne sherbim te Ministrise se Jashtme. Z. Ikonomu ne nje aktivitet per 20-vjetorin e themelimit te organizates homogjene Omonia nxiti homogjenet qe te mos kene frike te deklarojne origjinen e tyre ne regjistrim.
Gjysherit tuaj jane greke ketu u ben beteja krenare populli grek ishte gjithnje i pranishem ketu. Duhet te mesoni te drejtat e minoriteteve te cilat duhet te zbatohen ne te gjitha fushat e shtetit shqiptar dhe sidomos ne zonen qe perfaqeson Epirin e Veriut ndash tha Ikonomu.
Thirrja per Epirin e Veriut ngriti fortune ne mediat shqiptare. Ministria e Jashtme e Shqiperise kerkoi sqarime nga ambasadori grek nderkohe qe deputete te qeverise propozuan qe te deklarohet konsulli person i padeshirueshem.
Per sa i perket regjistrimit vonesa eshte e madhe teksa ende nuk eshte percaktuar data e zhvillimit te tij nderkohe qe sipas denoncimit te Omonias as pyetesori nuk eshte finalizuar kryesisht per sa u perket pyetjeve te rendesishme te vetedeklarimit te kombesise gjuhes dhe fese cka do te shenonte per here te pare pas regjimit te Hoxhes pamjen e sakte te te gjitha minoriteteve.
Presione te forta qe te mos perfshihen keto pyetje ne regjistrimin e popullsise bejne cikle ekstreme ne Tirane me heshtjen e dy partive te medha politike te cilat shqetesohen per pamjen qe do te krijohet sidomos ne jug me regjistrimin e minoritetit grek ne kurriz te te cilit po krijohet fanatizem qe coi ne vere ne vrasjen e homogjenit Ar. Guma.
Ne kete kuader u urdherua nga gjykata me e larte KLD shen. red. te shqyrtohen 2000 vendime gjyqesore te ndryshimit te kombesise nga shqiptare ne greke te cilat vijne nga zona minoritare te panjohura dhe nga martesa te nderthurura.
Shqetesim per keto zhvillime shprehin homogjenet te cilet denoncojne qe nje pjese e shtypit dhe qendra nacionaliste ngrene probleme inekzistente per te mbajtur klimen e perplasjeve ndermjet grupimeve shoqerore dhe marredhenieve mes dy vendeve.
E vetmja gje qe kerkojme eshte dhenia e te drejtave ndaj minoritetit grek dhe kerkojme nga ministri perkates qe te bisedojme per kushtet e nje regjistrimi demokratik ne baze te parimeve te BE-se ndash tha per Eleftherotipine e se Dieles kryetari i Omonias dhe kryetari i Bashkise se Himares Vasil Bollano.
Ne cdo rast sic theksojne burime diplomatike qe te forcoje pozicionimin e vete minoriteti duhet qe te kete pjesemarrje masive ne regjistrim me qellim qe te regjistrohet situata e vertete.
Ne ceshtjen e zgjedhjeve lokale perfaqesuesi i OSBE-se ne Tirane i shprehu Presidentit Bamir Topi shqetesimet e tij pasi deri me tani jane konstituuar vetem gjysma e komisioneve zgjedhore lokale pas refuzimit te Partise Socialiste qe te emeroje komisionere.