Vret veten me cifte ne dhomen e tij 51-vjecari
Nje 51-vjecar i ka dhene fund jetes se tij duke u vetevrare me nje arme gjahu cifte ne dhomen e tij. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne fshatin Zhupan te Fierit kur Enver Braka duket se ka shfrytezuar momentin kur ne banese nuk ka pasur persona te tjere per tu veteflijuar. Policia eshte lajmeruar nga fqinjet me te afert te viktimes te cilet jane tronditur kur kane degjuar krismen e armes. Te dhena nga policia lokale bene me dije se pa hetimeve paraprake dhe pas deshmise se familjareve te 51-vjecarit ka rezultuar se ky i fundit vuante prej disa kohesh nga probleme te depresionit. Gjithashtu burime nga policia thane se i ndjeri babai i dy femijeve njihej ne fshat si person invalid dhe se kurre nuk ishte perzier ne ndonje konflikt me persona te tjere. Me keto prova te mbledhura te dhena nga policia pohuan se vetevrasja e Brakes ka ardhur si pasoje e kushteve te nje depresioni te forte nervor.