Elegancë në netët festive, veshje, ngjyra dhe stil për një periudhë të veçantë

Festat e fundvitit shoqërohen edhe me zgjedhje të veçanta në veshje, ku eleganca dhe stili marrin vëmendje të veçantë. Për netët festive, veshjet fokusohen te linjat elegante dhe modelet që përshtaten me atmosferën e festave.
Ngjyrat dhe materialet e këtij sezoni i japin pamjes një karakter festiv, duke mbizotëruar ngjyra e kuqe tradicionale.
Stilistja Holta Ramadani u shpreh për RTSH se “Për këtë vit kanë qenë veshjet klasike, me tantella, e cila ka mbizotëruar shumë këtë vit. Gjithashtu kanë qenë veshjet e thjeshta dhe komode, jo ekstravagante si vitet e mëparshme.”
Festat e fundvitit shoqërohen me zgjedhje mes veshjeve me qira dhe porosive të personalizuara.
“Si çdo vit, theksohet kombinimi i të kuqes me të bardhën, me pushin e kombinuar me një shall detaji.”
Një paraqitje e kuruar mirë e bën çdo natë festive më të veçantë dhe i jep festës hijeshi dhe stil.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/