E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada Britanike në Tiranë uron shqiptarët për Krishtlindje dhe Vitin e Ri: E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur

Ambasada Britanike në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, duke uruar shqiptarët për një sezon festiv të mbushur me ngrohtësi dhe një vit të ri plot begati.

Në urimin e saj, Ambasada shprehet krenare për partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, duke theksuar se ky bashkëpunim ka sjellë mbështetje për rritjen dhe thellimin e lidhjeve mes dy vendeve gjatë vitit 2025.

“Nga Ambasada Britanike në Tiranë, ju urojmë një sezon festiv plot ngrohtësi dhe një Vit të Ri plot begati. Gjatë gjithë vitit 2025, kemi qenë krenarë që kemi mbështetur partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, nga mbështetja e rritjes deri te thellimi i lidhjeve. E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur dhe ne jemi të privilegjuar të jemi pjesë e këtij udhëtimi. Faleminderit që ishit pjesë e udhëtimit tonë këtë vit. Presim me padurim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitin 2026.”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›