E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eleminimi i dyfishtë

20/03/2010 22:30

Pesë banorët e nominuar janë ftuar të shkojnë në dhomën e rrezikut ku atje gjejnë gjashtë fotografi. Arbana u sqaron se ata kanë një detyrë të vështirë, duhet të zgjedhin një nga banorët e panominuar të cilin do ta shpëtojnë nga eleminimi. Ata zgjedhin një nga banorët dhe fotografinë e fusin në zarf dhe shkojnë në dhomën e ndenjjes. Njëra nga banoret, Ada mbetet e përjashtuara dhe kështu e rrezikuar për eleminimin. Pasi shkojnë në dhomën e ndenjjes, Arbana u kërkon banorëve që të deklarojnë përzgjedhjet e tyre dhe kështu Bertina ka shpëtuar Erionin, Klodi Oltën, Domenika Seldin, Valoni Hakiun, Jetmiri Eduardin. Por Adën e pret një vendim e një zgjedhje e vështirë. Ajo shkon në dhomën e rrezikut ku përballë saj janë fotot e të gjithë banorëve të tjerë. Arbana e pyet se si ndjehet dhe ajo tregon se u ndje e zhgënjyer e iu duk vetja e vetme, sikur nuk kishte asnjë aty. Ajo thotë se e priste shpëtimin nga Klodi. Përvec Adës, në televotim shkojnë edhe dy banorë të tjerë, të cilët duhet të përzgjidhen prej saj. Ada mendohet pak dhe zgjedh Edin dhe Bertinën, si dy konkurentë të cilët do rrezikojnë bashkë me të eleminimin. Ajo përgjigjet se bëri këto zgjedhje pikërisht se i duken konkurentë më të dobët se ajo. Ada shkon në dhomën e ndenjjes dhe këtë zgjedhje ua tregon dhe banorëve të tjerë. Bertina shprehet se dhe e priste edhe nuk e priste, ndërsa Edi tregon se nuk e priste. Televotimi zgjat për disa minuta. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›