E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida Dani triumfon sërish

Elhaida Dani triumfon përsëri në garën e ashpër të "The Voice of Italy". Këngëtarja jonë konkurroi mbrëmjen e kaluar me këngën "Nessun Dolore".

Dani,19-vjeçarja nga Shkodra, e cila bën pjesë në grupin e të madhit Riccardo Cocciante-s, triumfoi sërish, duke kaluar në një tjetër etapë të këtij konkurrimi. Ajo 'mbijetoi' në momentin e eliminimit, para të cilëve u vunë në rrezik ajo bashkë me tre kolegët e saj.

Si gjithnjë trajnerët e vlerësuan performacën e saj, por nuk munguan as kritikat që në këtë fazë të konkurrimit sa vijnë edhe bëhen më të rëndësishme, rapoton TCH.

Elhaida Dani është e njohur për publikun shqiptar si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës, e më pas si fituese e “Top Fest 2012” në Top Channel, me këngën “S’je më”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›