E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova e parë e Shqipërisë në Malmo

Dy rokerët Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, të cilët këtë vit përfaqësojnë Shqipërinë në  Eurosong, kanë realizuar sot provën e parë në skenë, në Suedi.

Shqipëria, ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit vjen me një këngë të ritmeve rok, ku spikat kitara e autorit të këngës, Bledar Sejko. Ende nuk janë zbuluar veshjet që do të mbajnë artistët  në skenë, për këtë na duhet të presim provën e dytë, pak ditë para gjysmëfinales së parë

Sejko ka treguar se do të ketë befasi në tokën skandinave për publikun evropian, në performancën në Malmo më 16 maj, në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales së Eurosong-ut. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›