E Diel, 1 Nëntor 2026

Elhaida Dani vazhdon të mahnisë Italinë (video)

elhaidaKëngëtarja e re shkodrane, Elhaida Dani, me një vokal për t’u admiruar vazhdon me sukses paraqitjet e saj në garën muzikore The Voice of Italia, duke triumfuar sërish.

Që në paraqitjen e saj të parë në këtë spektakël për talente të reja në muzikë, Elhaida mori aprovimin e të katër anëtarëve të jurisë për të vazhduar më tej, ndërsa mbrëmë ajo e dëshmoi sërish së meritonte vlerësimin e bërë.

Elhaida, 19-vjeçare mbrëmë u pëlqye shumë me performancën e këngës All by myself, duke mbledhur vota të mjaftueshme nga publiku, për të vazhduar në fazën tjetër të garës,thekson “Globionline”.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›