Elhaida, e preferuara e publikut

Këngëtarja e re shqiptare, Elhaida Dani, po shihet gjithnjë e më shumë si favoritja për të fituar spektaklin "The Voice of Italy".
Ndërsa na mahniti me interpretimin e saj që e çoi në gjysmëfinale, tashmë asaj i duhet të mposhtë shokun e saj të skuadrës, Mattia dhe të kalojë në finale, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë fitores.
Finalja e 30 majit do të presë vetëm 4 nga tetë konkurentët të cilët kanë mbetur në garë.
Sipas mediave shqiptare, ndjekësit e "The Voice of Italy" në Facebook kanë zgjedhur në shumicë Elhaidën, gjatë një votimi në këtë faqe.
Konkurentët e mbetur në garë janë
#Skuadra Carrà: Manuel Foresta dhe Veronica De Simone
#Skuadra Coçiante: Elhaida Dani dhe Mattia Lever
#Skuadra Noemi: Silvia Capasso dhe Giuseppe Scianna
#Skuadra Pelù: Timothy Caviçhini dhe Francesco Guasti
/Indeksonline/