E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çani, "viktimë" e gazetarit Blerim Peci

Arian Çani është moderatori i njohur i emisionit të së premtes, “Zonë e Lirë”. Është ai që vë në vështirësi personazhe të njohur, ose jo të tillë, në ekranin ku transmeton emisionin shumëvjeçar.

Këtë herë, Çani  u bë “viktimë” e lojës së një gazetari tjetër, që duket se e ka vënë në siklet. Gazetari i ‘Show Meselation’ nga Mitrovica, Blerim Peci, i cili është edhe autor i emisionit “E-Vikendi” në RTK, "ia punoi" Çanit.

Në videon që qarkullon në Youtube,  sqarohet se gjithçka e ka pasur një qëllim, shkruan BW.
Pasi vendosi të japë intervistën, Çani priti mbi 15 minuta gazetarin që rrinte në kafe, dhe ç'ishte më e keqja, doli që pritja ishte më e gjatë se vetë intervista. Ar5an Çani dëgjon prezantimin e formuluar nga gazetari kosovar, e falenderon për ftesën dhe bëhet gati të flasë më gjatë, por pikërisht këtu intervista mbyllet rrufeshëm, në fakt pa filluar fare. Kjo ishte kaq e papritur për Arianin, saqë ai nuk pati kohë as të reagojë. 

“Arsyeja përse intervista është e shkurtër, është fakti se Arian Çani disa herë refuzoi për të dhënë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë ....! Në këtë mënyrë edhe gazetari kosovar "mori hak" duke i thënë se nuk ka kohë më tepër për intervistë! Na vjen keq Arian! Herë tjetër me i kujdesshëm ndaj kolegëve nga Kosova!” - shkruhet nga autorët e hedhjes së videos në Youtube. /Indeksonline/
/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›