E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida në finale

Këngëtarja 20 vjeçare nga Shkodra, Elhaida Dani, është edhe një hap më pranë për të fituar spektaklin "The Voice of Italy".
Ajo mahniti me interpretimin e saj të këngës “I believe I can fly”,  që e çoi atë në finale.

Dani arriti të mposhtë shokun e saj të skuadrës, Mattia dhe tani është e vetmja garuese e skuadrës së Cocciante.
Një tjetër sukses i Elhaidës ishte performimi në skenë me të famshmin Will I Am, që ishte mysafir special i mbrëmjes gjysmë-finale.

Elhaida do të ketë sfidën e rradhës me 30 maj, ku do të përballet me 3 konkurrentët e mbetur në garë. /Indeksonline/
/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›