E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geroge Michael qesh me thashethemet për vetëvrasje

Thashethemet se këngëtari George Michael provoi të kryej vetëvrasje duke u hedhur nga vetura e tij në aksidentin që ndodhi pak ditë në parë, është një absurditet për këngëtarin.

Një javë më parë, këngëtari britanik u përfshi në një aksident në Angli, meqë rast ra nga dera e veturës ‘Range Rover’ me të cilën po udhëtonte. Dëshmitarët thonë se këngëtari thjeshtë u mundua ti shpëtonte një goditje nga një tjetër veturë që po vinte në drejtim të tij.


Kjo ngjarje, ka bërë që disa persona të fillojnë e të shpërndajnë lajme se 49-vjeçari deshi ti jap fund jetës.

“S’ka asgjë të fshehtë,ai thjesht po mundohej të shpëtonte. George është shumë i lumtur dhe nuk ka të bëjë me vetëvrasje”, i ka thënë një mik i tij gazetës britanike ‘The Mirror’./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›