E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida në gjysëmfinalene “The Voice Italy”

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO ROME - Me një interpretim të mrekullueshëm, tronditës, prekës të këngës “Adagio”, Elhaida fiton e kalon në gjysmëfinale. “Sot vure motorin turbo” i thotë anëtari i jurisë Pelù duke vlerësuar fuqinë e zërit të vajzës nga Shkodra.

“Do të kesh thyer disa llampadarë në shtëpitë e italianëve” vlerëson ndryshe zërin e Elhaidës Rafaella Carrà.Jepet verdikti: i pari ai i publikut, më pas Coçiante: në zarfin me emrin e votuar nga publiku, emri i Elhaidës.

E duartrokitjet e zjarrta në sallë e sytë e qeshur të katër anëtarëve të jurisë shprehin më së miri se janë edhe ata të të njëjtit mendim: Elhaida meriton të jetë gjysmëfinalistja e parë e “The voice of Italy”.

Të njëjtin mendim shpreh, shqip e italisht populli i rrjeteve sociale në internet. Për shumëkënd Elhaida është padyshim “The voice” i këtij viti.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›