E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA San Antonio ne finalen e perendimit

Do të jetë San Antonio dhe Memphis në finalen e Konferencës Perëndimore në NBA, pasi Spërsat arritën fitoren e katërt përcaktuese (4-2) në plejofin me Golden State.

Përballë një skuadre të motivuar për të barazuar serinë dhe imponuar një ndeshje të shtatë finale, përvoja e San Antonios ishte ajo që bëri diferencën. Të udhëhequr nga të përhershmit Tim Duncan, autor i 19 pikëve dhe Manu Ginobili, me 11 asist, Spërsat ruajtën një kryesim të vazhdueshëm gjatë ndeshjes dhe fituan përfundimisht me rezultatin 94-82. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të luajtur mbrëmë, në Konferencën e Lindjes, Nju Jorku u mbajt i “mbërthyer” në shpresat e tij për të arritur finalen, duke fituar ndaj Indianës dhe ngushtuar në 3-2 direncën në seri. Fitorja e njujorkezëve pati në një masë të madhe “firmën” e Carmelo Anthony, vendimtar me 28 pikët e shënuara. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›