Elhaida në “Voice of Italia”

Pas një çmimi të parë në një festival prestigjioz si “Top Fest”-i, çmimesh në festivale të huaja, dhe një kënge që u pëlqye goxha, Elhaida Dani ka vendosur ta sprovojë veten në një garë për talente të reja në muzikë.
Për këtë arsye ajo ka vendosur të shkojë ne “The Voice of Italia”, që realizohet për herë të parë atje, ndonëse edhe në Shqipëri, pikërisht në televizionin ku ajo është vlerësuar si këngëtarja më e mirë, realizohet talent show i të njëjtës patentë, që quhet “The Voice of Albania”. /Indeksonline/