Dr. Flori, për akuzat e Zhakut

Dr. Flori, i cili prej disa vitesh po vlerësohet çdo herë e më shumë si një artist i kompletuar, gjatë vitit të kaluar realizoi një kënge të suksseshme me Ermal Mamaqin.
Pas këtij suksesi, ai ka bërë të ditur se dyshja ka vendosur të bashkëpunojë sërish:
“Së bashku me Ermalin, kemi vendosur të bëjmë një tjetër bashkëpunim. Këtë herë kemi vendosur të realizojmë një këngë trilogji; ku kënga e parë është e Shqipërisë së mesme; e dyta e Shqipërisë nga jugu dhe e treta me motive nga veriu. Tani momentalisht jemi në fazën e këngës së dytë me motive nga jugu”.
Gjatë vitit 2012 ai doli fitues në "Vip Shpija". Duke folur mbi fitoren në edicionin e tretë të këtij spektakli televiziv, ai ka treguar se nuk e përdor shumë makinën që mori si shpërblim: "Është e vërtetë që unë fitova, dhe çmimi ishte një makinë mjaft e bukur, por nuk mund të them se e përdor shumë, por me raste po."
Lidhur me komentet që ka bërë Inida Gjata - Zhaku nëpër media të ndryshme se ai i ka marrë tekstin, Dr. Flori nuk ka dashur të komentojë shumë, duke thënë: "Nuk më duhet fare se çfarë thonë të tjerët për mua! Në përgjithësi jam tip që nuk ndikohem nga fjalët e të tjerëve, por në këtë kontekst, dëgjoj fjalët e miqve të mi, jo zhurmat që bëhen." /Indeksonline/