Eliminatoret Botërori 2026/ Mëria e tifozëve u transferua nga fusha në rrjetet sociale, Suedia u hoqi mundësinë për të komentuar!

Humbja në fushë e kombëtares suedeze është pasuar nga një valë komentesh negative në rrjetet sociale. Tifozët e kombëtares në fjalë nuk e kanë kapërdirë humbjen e pësuar në “Fadil Vokrri” dhe kanë shfryrë mërinë e akumuluar gjatë 90’ në rrjetet sociale.
Për këtë motiv departamenti i informacionit në Federatën Suedeze të Futbollit bëri me dije se u kishte hequr mundësinë ndjekësve të saj që të komentonin në postimet e bëra deri mëngjesin e ditës së sotme në orën 09:00.