E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet Italia, Paraguaji dhe Sllovakia kualifikohen në 1/8 e finales

Kampioni i botës është eleminuar nga kampionati Botëror ndërkohë që Sllovakia dhe Paraguaji janë kualifikuar në 1/8 e finales. Italia është turpëruar nga Sllovakia me rezultat 3-2, për t'i dhënë fund Kampionatit të sivjetëm Botëror që në fazën grupore.

Humbja 3-2 përballë Sllovakisë u ka kushtuar katër herë kampionëve të botës eliminimin nga kampionati botëror ndërsa Sllovakia shkruan historinë në të parën Kupë Bote që merr pjesë.

Sllovakët e nisën sfidën shumë më mirë me kontrollim të lojës që në minutat e para. Pas një hutim në mbrojtjen italiane, Robert Vittek kaloi përfaqësuesen e tij në epërsi (25'). Ndërkohë një pasim të mrekullueshëm të Marek Hamsik e shfrytëzoi për mrekulli Robert Vittek i cili shënoi në minutën e 73 të ndeshjes për sllovakët.

Në minutat në vazhdim Italia hodhi të gjitha forcat në sulm,ku u zhvillua ndeshje tejet dramatike. Antonio Di Natale nga një goditje e kthyer nga portieri sllovak shënoi golin e parë për italianët në këtë sfidë (81').

Ndërkaq Fabio Quagliarella shënoi golin e barazimit për Italinë, por në këtë sfidë, Italisë iu mohua goli për shkak të pozitës jashtë loje.

Megjithatë, pavarësisht presionit të italianëve, Sllovakia e vulosi fitoren historike me anë të Kamil Kopunek në minutën e 89 të ndeshjes.
Pranë rezultatit 3-1 dhe kur të gjithë humbën shpresat, Fabio Quaqliarella shënoi për Italinë në minutën e 90 të ndeshjes.
Pasi ndeshja tjetër Paraguai-Zelandë e Re përfundoi me barazim pa gola, Paraguai prin Grupin F me pesë pikë, ndërsa në pozitën e dytë përfundoi Sllovakia me katër pikë. Italia me dy pikë dhe në pozitën e fundit, ikën nga Kampionati Botëror.

Ndërkohë Sllovenia do të luajë në 28 qershor me venDin e parë të grupit E ndërsa Paraguaji do të luajë më 29 qershor me vendin e dytë të grupit E.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›