E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo: Kjo ishte Anglia që doja

Kualifikimi per ne 1/8 e Boterorit 2010 ka shpetuar Angline dhe trajnerin e saj Fabio Kapelo, qe pas dy barazimeve ne ndeshjet e para te grupit C ishte vene ne shenjester te kritikave. Fitorja 1-0 kunder Sllovenise ne sfiden e fundit eshte shijuar nga tifozet angleze, qe kane faluir Kapelon dhe te besuarit e tij per paraqitjet e dobta ne sfidat e para ne Afriken e Jugut.

Nderkohe vete tekniku italian eshte shprehur shume i kënaqur me kualifikimin dhe me ate qe skuadra e tij tregoi ne fushen e lojes. "Kjo ishte ajo qe doja. Futbollistet luajten si nje skuader dhe per kete jam i lumtur. Rigjeta ekipin qe njihja gjate eliminatoreve. Tani nuk jemi me te ngarkuar, nuk kemi me mendime te keqia ne koke dhe jemi te luamtur edhe per tifozet tane qe na mbeshteten shume ne kete ndeshje shume te rendesishme”, ka bere te ditur Fabio Kapelo.

Pas këtij suksesi, trajneri italian ka hedhur edhe nje here poshte te gjithe zerat qe flisnin per nje raport te krisur mes tij she futbollisteve, ne veçanti me Xhon Terrin. “Dua te perseris se nuk kam probleme me asnjë futbollist dhe aq me teper me Terrin. Ai eshte nje lider dhe paraqitja e tij ishte shume e rendesishme per ne’, ka përfunduar Kapelo, qe nuk ka harruar te shprehe te gjithe optimizmin e tij se Anglia mund te fitoje Kupen e Botes.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›