E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet Jonilda

Këtë javë ka pasur më pak debate në shtëpinë e “Big Brother Albania”, por dinamikat nuk kanë munguar. Ka pasur afrimitete e puthje të shumta mes banorëve si dhe dënime për Anaidin dhe Marselinin.

Mbrëmja e sontme ishte e fundit në këtë shtëpi për Jonilden, e cila u eliminua.
Fillimisht, ajo ishte larguar javën e parë, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në gjoks, ndërsa këtë herë, ishte mungesa e votave nga publiku, arsyeja që e nxori atë jashtë shtëpisë.

Jonlida është një tjetër banore që kishte lënë qytetin ku jeton, për t`u bërë pjesë e Big Brother, pasi prej dhjetë vitesh ajo jeton në Parma. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›