E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elina amp djemte rikthehen

Elina Duni rikthehet bashke me grupin e saj pas gati nje viti ne Tirane ne koncertin e organizuar ne Akademine e Arteve. E ftuar ne edicionin e 11-te te stines se muzikes nderkombetare Klasik Duni se bashku me kuartetin e krijuar qysh ne 2005-n do te vijoje turin ne kryeqendrat shqiptare te Kosoves Malit te Zi dhe Maqedonise

Rrallehere jazzi modern ka qene kaq i gjalle sa me kengetaren Elina Duni. E lindur ne Shqiperi ajo ka arritur te nderthure kenget folklorike te vendit te saj me jazz-in kontemporan te nje kualiteti te larte. Melodite rreqethese dhe ritmet e larmishme te Ballkanit takohen me konturet e ndjeshme te jazz-it akustik. Dhe mbi te gjitha kumbon zeri i mrekullueshem i Elina Dunit qe me kuartetin e saj ka krijuar nje zhaner te vetin plot pasion dhe thellesi ndjenje - ky eshte vleresimi qe mberrin nga mediet e huaja per ta bere te parezistueshme nje koncert live te Elina Dunit edhe ne Tirane. Ne stinen e nderkombetare te muzikes Klasik Elina rikthehet serish ne Tirane me djemte e bandes se jazz-it. Pas koncertit te Tiranes ne mbremjen e 3 nentorit qe organizohet ne Akademine e Arteve dhe Shkodres ne teatrin Migjeni do te kete edhe ture te tjera ne trevat mbareshqiptare ne Kosove ne teatrin Oda te Prishtines ne Mal te Zi ne Teatrin Kombetar ne Podgorice ne Maqedoni ne qendren teatrore per femije ne Shkup.

Kuarteti eshte krijuar ne vitin 2005 ne Berne Zvicer me Elina Dunin kengetare Colin Vallon ndash piano Patrice Moret ndash bass Norbert Pfammatter ndash bateri. Grupi ka marre pjese ne festivale dhe klube jazzi ne te gjithe Evropen. Ju mund te rezistoni deri tek kenga e katert perpara se te mahniteni nga sharmi dhe magjia e Elina Dunit. Shume rralle na degjon veshi nje muzike si ajo e Elina Dunit qe transformon kenget shqiptare rumune ose bullgare ne jazz duke u ruajtur ne te njejten kohe origjinalitetin - shkruan gazeta gjermane Die Zeit

Elina ka ikur 10 vjece nga Shqiperia. Ne nje interviste per standard nga koncerti i vitit te kaluar ne dhjetor ajo pati treguar se miqte e saj jane me shume shqiptare te njohur jashte Shqiperise.

Duke folur per jazzin Ballkani eshte epiqendra e ndezjes se emocioneve per Elinen duke treguar se trishtimi dhe gezimi i percjell njekohesisht ne paradoks e ndjellin si muzike. Ndersa muzika jazz eshte liria. Eumlshte liria e improvizimit eshte liria e te ndryshuarit te gjerave ku nuk duhet te luash sipas nje skeme e ke nje skeme por brenda kesaj skeme je i lire te improvizosh - keto jane gjithcka lind per jazzin tek Elina.

Kengetarja ka thene se per here te pare idene per te perpunuar kengen e muzikes tradicionale ne muzike jazz ia ka dhene Colin Vallon pianisti i grupit te kuartetit me te cilin organizojne turnete e perfaqesohen.

Dhe nga ky grup nuk ka shenja ndarjeje sepse Elina na e ka shpjeguar per gazeten se kjo eshte muzika jazz nje muzike ku njerezit komunikojne shume me njeri-tjetrin japin shenjahellip Shume gjera nuk jane te shkruara por jane te improvizuara dhe kontakti eshte shume i rendesishem. Pa kontakt muzika nuk behet e mire.

Ndersa performanca e saj eshte nga me interesantet mjaft e ndjerehellip sepse keshtu eshte muzika. Mbyll syte futesh ne vetvete dhe mundohesh ti marresh te tjeret publikun bashke me ty. Elina Duni duke jetuar ne Zvicer u dashurua pas muzikes popullore shqiptare dhe pasioni i saj per kete te fundit e shtyu te zbulonte muziken e vendeve te tjera te Ballkanit. Ne vijim pianisti Colin Vallon pati idene te riperpunonte disa kenge te njohura te xhazit dhe ne kete menyre u krijua projekti i kuartetit. Kjo muzike i ka dhene Dunit mundesine te ruaje njefare integriteti pasi keshtu ka gjetur nje menyre per te nderthurur dy botet e saj Zvicren dhe Shqiperine. Hyrja per kete koncert eshte e lire.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›