E Diel, 1 Nëntor 2026

I zhdukur prej 12 ditesh mister fati i studentit

Policia e Korces vihet ne kerkim te 20-vjecarit pas denoncimit prinderit mesojne se djali i tyre ishte cregjistruar dhe kishte shume provime pa dhene

Nje 20-vjecar eshte zhdukur ne menyre te mistershme prej 12 ditesh. Kur prinderit banore te Verlenit te Devollit nuk kane mundur te komunikojne as me ane te telefonit dhe pasi nuk e gjejne as ne universitet i jane drejtuar policise. Ngjarja ka ndodhur ne Korce ndersa i zhdukuri Rigels Backa ishte student ne Universitetin Fan Noli. Per prinderit ai duhej te ishte ne vitin e dyte te Ekonomikut por pasi moren kontakt me shoket e tij mesojne se ai ishte cregjistruar dhe u kishte thene miqve se po vazhdonte studimet ne nje universitet tjeter. Kjo ka habitur edhe me teper babain e tij Dalip Backen i cili dje eshte endur neper qytetin e Korces per te gjetur djalin 20-vjecar. Pasi nuk ka mundur te gjeje asnje informacion te ri per vendndodhjen e tij ai i eshte drejtuar policise. Kjo e fundit konfirmon se jane ne kerkim te Rigels Backes por ende nuk mund te japin detaje se cfare ka ndodhur me te. Heret paradite u moren ne pyetje te gjithe shoket me te cilet ai eshte shoqeruar kohet e fundit edhe pse nga momenti qe ishte cregjistruar nga shkolla edhe shoqerimet i kishte me te pakta.

Backa iu ishte lutur shokeve te mos u tregonin gje prinderve per vendimin qe kishte marre. Por policia verteton se ai jo vetem kishte lene shkollen dhe nuk rezulton i regjistruar askund tjeter por ne vitin e pare konkludon se eshte debitor nuk ka marre shume prej provimeve te tij. Pedagoget te cilet i kane dhene mesim Rigelsit e kane perkufizuar studentin e tyre si djale te urte dhe te degjueshem por jo i aktivizuar me mesimet. Mesohet se policia ka marre ne pyetje gjate nje shokun e tij i cili njihej ne opinion se ishin ne shoqeri te ngushte por nuk jane dhene detaje. Dy jane versionet qe policia ka nxjerre paraprakisht. E para te jete larguar me deshire ne drejtim te paditur dhe e dyta te kete probleme per te cilat ai nuk ka dashur ti tregoje askujt probleme te cilat mund te kene te bejne me shendetin e tij. Nga ana tjeter policia e Korces konfirmoi dje se eshte ngritur nje grup pune per hetimin e kesaj ngjarjeje e cila deri tani vishet me mister. Dyshohet se rezultatet e dobeta ne shkolle te jene bere shkak per ikjen e tij por gjithsesi askush nuk bindet se si nje djale 20-vjecar mund te zhduket per kete shkak. Nje zyrtar i policise se Korces tha per gazeten se Rigels Backa mund te jete edhe viktime e ndonje depresioni por deri tani nuk ka asnje gjurme per te mbeshtetur kete hipoteze. Gjithsesi ata qe po perjetojne me ankth kete ngjarje jane prinderit e djalit te cilet dyshojne mos djali i tyre eshte viktime e ndonje pazari te piste qe sipas tyre mos eshte viktime e ndonje rrethi shoqeror qe merret me pune te pista. Deri ne gjetjen e ndonje informacioni nga policia shume nga te njohurit e djalit jane edhe persona te dyshuar per kete ngjarje ndonese policia nuk ka bere asnje ndalim apo shoqerime ne polici.

Babai i studentit te zhdukur Djali ishte i urte se dinim qe kishte lene shkollen

Kur e mesuat lajmin se djali juaj eshte zhdukur

Kam telefonuar vazhdimisht dhe telefoni i tij me dilte i mbyllur. Keshtu ndodhi tri dite me radhe. Atehere vendosa te vija nga fshati dhe ta kerkoja ketu ne Korce.

Sa dite ka i zhdukur djali

Ka rreth 12 dite por denoncimin e kemi bere me vonese pasi mendoja se duhej te ishte diku. Edhe sot kam shkuar ne polici dhe kam takuar edhe shoke te tij. Nuk dine asgje nuk dine ca ka ndodhur me Rigelsin.

Cfare ju thane shoket e tij

Ata me treguan se ai ishte cregjistruar nga fakulteti dhe u kishte kerkuar atyre te mos me tregonin mua. Djali u kishte thene se vazhdonte nje shkolle tjeter por askush nuk di se ku gjendet kjo shkolla.

Pse ishte larguar a mesuat gje rreth kesaj

Kam takuar edhe pedagoget. Ata me treguan se vitin e pare djali kishte pasur rezultate shume te dobeta dhe shume provime nuk i kishte marre. Jam cuditur sepse ai me thoshte se jam shume mire me mesime.

Si sillej djali juaj A ju ka shprehur ndonje shqetesim

Ai eshte shume i urte dhe i edukuar. Kurre sme ka folur per shqetesime. Ai mendonte te mbaronte shkollen dhe te shkonte ne Tirane ku te gjente pune.

Policia cfare ju ka thene

Ata po e kerkojne por skane asnje lajm. Shpresojme te mos kete ndodhur gje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›