E Diel, 1 Nëntor 2026

Elisa Spiropali i përgjigjet “flakë për flakë” Spahisë: Bardh, shiko Kamzën dhe përgatitu

Elisa Spiropali i përgjigjet “flakë për flakë”

Duket se Shkodra po i ndez fitilat e barutit të rezultateve. Menjëherë pas deklaratës së Bardh Spahisë që nga selia e tij shpalli fitoren sipas të dhënave të tij për bashkinë e Shkodrës, është përgjigjur Elisa Spiropali, drejtuese e qarkut të Shkodrës për Partinë Socialiste.

Ka zgjedhur të shkruajë dhe të flasë shumë shkurt, duke i kujtuar Spahisë bashkinë e Kamzës, që prej shumë vitesh ka qenë bastion i PD por që tani prej disa vitesh ka kaluar me PS.

“Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu” shkruan Elisa Spiropali në rrjetet sociale për ti treguar kandidatit të Bashkë Fitojmë se socialistët janë të përgatitur për fitoren në Shkodër.

Nga kjo betejë që ka nisur pa u hapur kutitë e votimit për të numëruar votat, do të shihet situata në orët në vazhdim.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›