Erion Veliaj dhe Andi Bushati shkëmbejnë batuta në studio: Eja pimë kafe te lagja! Kryebashkiaku garanton fitore me dhjetëra mijëra vota. “Kavaja do jetë e ngushtë”!
Erion Veliaj doli në studion e Euronews ku u përball me një panel që është kritik me maxhorancën. Andi Bushati, pasi dëgjoi hyrjen e kryebashkiakut, bëri urimin e vet.
“Urime, po si i fituat këto zgjedhje me Aqifin a Orlandon si e ka ai”, ishte urimi ironik i Bushatit për Erion Veliaj që doli live në studion e Euronews për të komentuar rezultatin e Kamzës dhe Vorës.
“Po të jetë për batuta, për të fyer njerëz që nuk janë prezent kam plot batuta. Unë po rri në shi dhe për respekt të faktit që po rri këtu nuk merrem me analizat. Bushatit qartazi nuk i ecën. Këta nuk dinë të ndërtojnë ura. Po sillen si Big Brother që përjashtojnë njerëz. Unë Bushatin e kam komshi, takohemi te Globi po të jetë për Bushatin” tha Veliaj që e kundërshtoi menjëherë batutën e Bushatit.
Ndërkohë Veliaj bëri një parashikim për zonën që ai është i deleguar.
“Nga të dhënat tona është se në Tiranë do të fitojmë me dhjetëra mijëra vota diferencë. Në Kavajë jam në pritje të kutive të para për të përcaktuar algoritmin. Sepse në Kavajë Berisha ka qenë disa herë deputet. Numrat e mëdhenj e kanë më kollaj analizën, numrat e vegjël më vështirë. Ndërkohë Kavajën e kemi humbur dhe me 2000 vota, dhe e kemi fituar edhe me 200 vota. Në Rrogozhinë do të marrim një fitore si e Kamzës. Unë karagjozin nuk e bëj dot. Besoj se në Kavajë gara do të jetë e ngushtë” tha Veliaj.
Ndërkohë rënien e pjesmarrjes në zgjedhje Veliaj tha se këta janë mbështetësit e opozitës që nuk kanë ditur se çfarë të bëjnë me votën e tyre. “Sikurse nuk votonin dot një nongrata të shpallur nga SHBA ashtu edhe nuk votonin Liken që është një nongrata për vetë demokratët” tha Veliaj.
“Hera e fundit që gjeni shesh e bëni përshesh. Hera e fundit që e gjeni vendin me këtë opozitë pa kokë e pa këmbë” ishte batuta e fundit e Adriatik Llapajt për Erion Veliajn i cili zgjodhi të mos e komentojë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
