Elita 5 i vijnë në ndihmë Berishës, sërish një këngë për këtë fushatë (VIDEO)
Dukej se kësaj here pasioni i politikanëve për këngë gjatë fushatës ishte shuar, por nuk ka qenë kështu.
Kryeministri Sali Berisha nuk i ka lënë të qetë djemtë e grupit Elita 5, dhe kur mendohej se kjo fushatë nuk do i kishte ata sërish në skenë, ata janë rishfaqur në Paskuqan, duke kënduar himnin e fushatës përkrah kryeministrit Sali Berisha.
Kënga titullohet “Ne jemi ndryshimi”.
Kryeministri Sali Berisha e ka komentuar këngën në rrjetin social Facebook.
Të dashur miq, Elita 5 paraqiti sonte himnin e fitores sonë të madhe. Me tekstin e shkëlqyer të Armand Trebickës dhe zërin brilant të Elita 5, Soni Malajt, Genta Ismajlit, Vesa Lumës, Eni Koçit, Vedat Ademit dhe Renis Gjokës ne ecim përpara drejt fitores së 23 qershorit. Jam i bindur se këtë këngë do ta këndojmë të gjithë së bashku nga sot deri në fitoren tonë! shkruan Berisha në FB./ep
Teksti
“Në çdo moment, ky vend ndryshon, të ardhmen shoh në horizont/ e sotmja na përket, e ardhmja ne na pret dhe krenari na zgjon, ne jemi ndryshimi / Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi, të gjithë duart ti bashkojmë / Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi mbi çdo sfidë ne do fitojmë / Nën qiellin blu dhe pa re, na pret të gjithë një ditë e re, një shpresë e re / Motivi ynë je ti, e jona Shqipëri prandaj çdo ditë ndryshon”.