Shqipërisë i rrezikohen vizat, jemi të parët për numrin e azilkërkuesve
Krejt papritur, kur mendohej se Shqipëria ishte një vend joproblematik në Ballkanin Perëndimor për numrin e azilkërkuesve në vendet e zonës Shengen, vendi ynë ka dalë i pari në listën e azilkërkuesve.
Kështu, ndryshe nga Serbia e Maqedonia, që ishin pranë vijës së kuqe, është Shqipëria që njeh rritje të numrit të azilkërkuesve.
Një raport i Komisionit Europian ka treguar një rritje drastike të azilkërkueseve nga Shqipëria, duke e renditur vendin tonë të parin në listë.
Sipas raportit, ka rritje me 74% të personave nga Shqipëria që kanë kërkuar azil nga 5 vende të Shengenit si Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.
Numri i kërkesave për azil nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në pesë shtete të Bashkimit Europian dhe të Shengenit ka pësuar një ulje me 44% në janar të 2013, krahasuar me të njëjtin muaj të 2012-ës.
Gjithashtu një rritje ka pasur dhe nga azilkërkuesit nga Bosnje Hercegovina me 51 %. Rënie kanë shënuar Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Sipas këtij raporti të publikuar të hënën nga Komisioni Europian destinacionet kryesore vazhdojnë të jetë Gjermania, ndërsa ndiqet nga Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu. Raporti i Komisionit Europian ka matur fluksin e azilkërkuesve për periudhën nga 31 dhjetori 2012 deri në 3 shkurt 2013./ep