Eliza Dushku mëson t’i lutet Zotit si muslimane

Aktorja shqiptare me karrierë të suksesshme në Amerikë, Eliza Dushku ka bërë të ditur në Twitter se është duke mësuar gjuhën arabe.
Ndonëse nuk është bërë e qartë arsyeja që e ka shtyrë aktoren ta mësojë këtë gjuhë, ajo ka treguar se tashmë ka mësuar t’i lutet Zotit ashtu siç bëjnë muslimanët e mbarë botës, duke shënuar fjalën “Alhamdulillah”, që në përkthim ka kuptimin e 'falenderimit ndaj Zotit'.
Kjo gjë është pritur mirë nga fansat e saj që i takojnë këtij besimi, e të tjerë janë shprehur të quditur nga ky vendim i saj, por kanë aluduar se mund të ketë të bëj me ndonjë rol të ri filmik që mund t’i jetë besuar aktores. /Indeksonline/