E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta fushate ne Kamez dhe Gjirokaster

Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Kamëz ka theksuar se 23 qershori do te jete momenti kur do të marrë fund politika e shkëputur nga realiteti.

"Me votën tuaj më 23 qershor ju, jo vetëm që do të ndëshkoni lojën politike të bërë me legalizimet nga lidershipi aktual i qeverisë për gati tetë vite, por njëkohësisht do të shpëtoni nga sorrollatjet absurde dhe nga burokracitë e panumërta. Duke votuar LSI-në ju sigurojmë se secili prej jush do të marrë certifikatën e pronësisë që meriton në mënyrë që të respektohet ligji dhe sakricifica, që ju, përindërit, fëmijët tuaj kanë bërë për këto investime gjatë këtyre Më 23 qershor të votojmë për rotacionin dhe ndryshimin. T’i japim fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë. Kemi nevojë për një lidership të ri që punon për bashkëpunimin

Ilir Meta
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dy dekadave", tha Meta. Ashtu si ne takimet e tjera, zoti Meta eshte ndalur tek domosdoshmeria per hapjen e vendeve te reja te punes si e vetmja menyre per te ofruar stabilitet dhe zhvillim. "LSI-ja është garancia më e mirë për të gjithë ata që duan që në 24 qershor, të gjithë të ndihen të bashkuar rreth një projekti që e bashkon Shqipërinë me Europën", tha Meta. Lideri i LSI-se prezantoi ne Kamez, kandidatin e kesaj force politike per kete zone Ylli Manjani. Vete Manjani tha se LSI do te nenshkruaje nje marrëveshje me shqiptaret qe do te evropianizoje vertetë, siç tha ai, Shqiperine pertej fjaleve te deri sotme. Meta prezanton kandidatët në Gjirokastër “Të votojmë për rotacionin dhe ndryshimin” Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka prezantuar pasditen e së hënës kandidatët për deputetë të kësaj partie në qarkun e Gjirokastrës. Në fjalën e tij, Meta ka folur për situatën ekonomike në vend, duke e vënë theksin tek gjendja e vështirë në të cilën ndodhen sipas tij sipërmarrësit shqiptarë. “Investimet publike janë reduktuar. Dhjetëra sipërmarrës kanë bërë vepra publike dhe nuk kanë marrë paratë nga qeveria. Qeveria ka 500 milionë euro borxhe të papaguara ndaj sipërmarrësve”, ka deklaruar Meta. Kreu i LSI ka ftuar banorët e qytetit që më 23 qershor të votojnë ndryshimin, duke ironizuar edhe krahasimet që kryeministri Berisha i bën ekonomisë shqiptare me ato evropiane. “Më 23 qershor të votojmë për rotacionin dhe ndryshimin. T’i japim fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë. Kemi nevojë për një lidership të ri që punon për bashkëpunim”, ka thënë Meta. Ai ka shtuar më tej se arritjet e pretenduara nga qeveria në sektorë të ndryshëm, nga të cilët buron ekonomia e vendit, nuk janë reale. “Ne kemi nevojë të transformojmë dhe modernizojmë bujqësinë. Nga ana tjetër, turistët tashmë po shihen si statistika doganore. Ne propozojmë 10 për qind ulje të TVSH-së për shërbimet turistike”, ka vijuar Meta. Aleati i Edi Ramës ka shtuar më tej se, vendi ka nevojë për një qeveri dhe politikë të re, pasi shoqëria jonë është e lodhur nga fryma konfliktuale e politikës së vjetër. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›