E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elsa Lila i bashkohet grevës së urisë

Këngëtarja Elsa Lila i bashkohet grevës së urisë të Partisë Socialiste dhe mbështetësve të saj. Në fjalimin e saj të mbajtur në protestën e opozitës këngëtarja Elsa Lila theksoi se Shqipëria është shumë e madhe për të rënë në gjunjë dhe nuk mund të ndahet majtas e djathas.
"Sot më lejoni të jem një shpirt më shumë në barrikadën njerëzore kundër shurdhërisë. Sot dua të jem një zë më shumë në korin e lirisë. Unë tani po iki do shkoj të bashkohem me grevistët dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm. Që në këtë moment po hyj në grevë urie me dëshirën time të lirë", theksoi Elsa Lila. Ajo shtoi gjithashtu se bulevardi është shtëpia e saj duke shtuar se sakrifica është guri i themelit të demokracisë europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›