Elton Alushi jep dorëheqjen si drejtor i Policisë Tiranë, në vend të tij komandohet Oliger Torba

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Bëhet me dije se Alushi e ka paraqitur dorëheqjen këtë të hënë (25 maj), ndërsa në vend të tij është komanduar Oliger Torba, i cili mbante detyrën e zv.drejtorit të Policisë Tiranë.
Oliger Torba u emërua zv.drejtor i Policisë së Tiranës në fund të prillit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Më herët Torba ka mbajtur detyrën e zëvendës drejtorit të Policisë së Fierit.
Elton Alushi u emërua në krye të Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Tonin Vocajn.
/rtsh.al/